Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Ai u rikthye në qendër të vëmendjes me një kthesë ngjarjeje që do t’i pëlqente edhe vetë Alexander Dumas, shkrimtarit që i dha atij famë të përjetshme. Fjala është për kalorësin e famshëm D’Artagnan. Për çfarë është fjala? La Repubblica shkruan se në një kishë në Maastricht, në Holandë, papritmas u shemb një pjesë e dyshemesë. Për këtë arsye u thirr një skuadër punëtorësh për ta riparuar. Gjatë punimeve të restaurimit, njëri nga marangozët vuri re se poshtë kishte diçka. Nga gërmimet doli një skelet, pranë të cilit, ende të ruajtura mirë, ishin një monedhë dhe një plumb. Pasi u verifikuan karakteristikat e të dyjave, prifti kontaktoi menjëherë arkeologun vendas që për tri dekada kërkonte mbetjet e D’Artagnanit. “Mendoj se e kemi gjetur”, i tha...