Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur në takimin që zhvilloi me drejtuesit dhe mësuesit e Elbasanit, nënvizoi rëndësinë e komunikimit të shkollës me prindërit, zbatimin me rigorozitet të rregullave të ndalimit të telefonit në shkollë, si dhe rritjen e vigjilencës nga drejtuesit për çdo problematikë që haset në përditshmëri. “Është shumë e rëndësishme që të komunikojmë të gjithë, jo vetëm me shkallë. T’i kapërcejmë nivelet dhe të sigurohemi që, me punët që bëjmë, biem dakord dhe bëjmë marrëveshjen e fjalës, që kuptojmë të gjithë të njëjtën gjë kur themi se si do ta bëjmë një punë. Ju, drejtorët e shkollave, jeni baza, garancia e suksesit, e menaxhimit, e sigurisë, e qetësisë, e cilësisë dhe, po çaloi puna juaj, gjithçka, edhe katet e...