Zyliha Miloti në 80-vjetor, një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar
Aktorja Zylia Miloti ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në skenë, por me role edhe në prodhimet kinematografike shqiptare. Galeria e personazheve, që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë, që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar. Zyliha Miloti lindi më 11 janar 1946, në Shkodër. Një ditë më parë teatri “Migjeni” i Shkodrës uroi aktoren në 80-vetorin lindjes, por dhe përmes një materiali të publikuar solli në vëmendje aktivitetin artistik dhe vlerësimet e saj në jetën artistike. “Teatri “Migjeni” uron aktoren e shquar Zyliha Miloti , në 80 -vjetorin e lindjes. Edhe 100 vite! Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!”, thuhet nga teatri. Zyliha Miloti mbaroi shkollën e mesme “Jordan Misja” në vitin 1965...
Burimi:
sot.com.al