Zona arkeologjike Bylis-Klos, Gonxhja: Po ndërmerren hapa të rëndësishëm për ruajtjen, administrimin dhe promovimin

Zona arkeologjike Bylis-Klos, Gonxhja: Po ndërmerren hapa të rëndësishëm për ruajtjen, administrimin dhe promovimin

Zona arkeologjike e Bylis-Klos është një nga peizazhet më të rëndësishme historike dhe kulturore në Shqipëri, që përfshin trashëgiminë e qytetërimit ilir dhe historinë antike. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet për zonën arkeologjike Bylis-Klos se po ndërmerren hapa për ruajtjen dhe promovimin, duke synuar konservimin e vlerave historike dhe zhvillimin si një destinacion turistik dhe kulturor. “Zona arkeologjike Bylis-Klos është një nga peizazhet më të rëndësishme historike dhe kulturore në Shqipëri, ku ndërthuren trashëgimia e qytetërimit ilir, historia antike dhe peizazhi unik i Mallakastrës. Qyteti antik i Bylisit, një nga qendrat më të mëdha ilire, së bashku me Nikajën (Klosin), një nga qendrat kryesore të Koinonit të Bylinëve, përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të organizimit politik, urban dhe kulturor të antikitetit....