Zhupa për Bibliotekën Kombëtare: Nevojiten fonde dhe vëmendje shtetërore 

Zhupa për Bibliotekën Kombëtare: Nevojiten fonde dhe vëmendje shtetërore 

Biblioteka Kombëtare përveç mungesës së hapësirave përballet dhe me një sërë problemesh të tjera. Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Ina Zhupa  zhvilloi një vizitë në Bibliotekën Kombëtare, ku u njoh dhe me problematikat që ka ky institucion. Deputetja e PD Ina Zhupa njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit për Kulturën shpreh shqetësimin për mungesën e hapësirave fizike në këtë institucion apo dhe kufizimet digjitale. “Pata kënaqësinë të vizitoj Bibliotekën Kombëtare, ku takova drejtorin Piro Misha, zv. drejtoreshën Majlinda Toçi dhe stafin e tyre. Si kryetare e komisionit të Kulturës, shpreh shqetësimin tim të thellë për mungesën e hapësirave fizike dhe për kufizimet e papranueshme digjitale me të cilat përballet sot BKSH. Angazhohem të adresoj shqetësimin e tyre dhe ta ndjek deri në zgjidhjet...