Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës zgjerohet me një tjetër sit të rëndësishëm. Me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zona arkeologjike “A” e Bushatit, në bashkinë Vau i Dejës, ka marrë statusin pasuri kulturore e paluajtshme. Njëkohësisht është miratuar edhe zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e kësaj zone. Në këtë sit, gërmimet arkeologjike të nisura disa vite më parë nga misioni shqiptaro-polak po nxjerrin në dritë gjurmë dhe të dhëna të reja mbi qytetin antik të Bushatit. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, “rezultatet e deritanishme të gërmimeve kanë zbuluar gjurmët e një qyteti ilir që daton para erës sonë”. Deri më tani, në zonën arkeologjike të Bushatit janë identifikuar dy porta hyrëse të qytetit, çka ka bërë...