Zëri që nuk u shua!

Zëri që nuk u shua!

“Imagjino sikur po nuhat një lule. Mbaje frymën, tani fryji qiriut!”. Me këto fjalë, Nisreen Qawas, një eksperte e shëndetit mendor në Ramallah, u përpoq të bënte të pamundurën: të qetësonte një fëmijë pesëvjeçar që po përballej e vetme me vdekjen. Hind Rajab ishte e bllokuar në një makinë në Qytetin e Gazës, e rrethuar nga trupat e pajetë të gjashtë anëtarëve të familjes së saj. Jashtë, një tank izraelit mbante nën shënjestër mjetin e bërë shoshë nga plumbat. Për orë të tëra, zëri i saj i hollë udhëtoi përmes valëve telefonike deri në zyrat e Gjysmëhënës së Kuqe: “Më shpëtoni… Po vdes!”. Ky rrëfim tragjik, i cili tronditi botën dy vite më parë, është rikthyer tashmë në qendër të vëmendjes përmes filmit “Zëri i Hind...