Zef Çuni: Qendra historike e Shkodrës po rrezikon të humbasë identitetin e saj

Zef Çuni: Qendra historike e Shkodrës po rrezikon të humbasë identitetin e saj

Plani i detajuar vendor për Shkodrën ka ngjallur kundërshti nga ekspertë dhe restauratorë, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për qendrën historike. Qendra historike e Shkodrës, e njohur për arkitekturën unike dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme të Kolë Idromenos, sipas tyre po përballet me një kërcënim për identitetin e saj. Në intervistën për gazetën “SOT” arkitekti i njohur Zef Çuni, me dekada përvojë në mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës, paralajmëron se ky plan që synon të implementojë Bashkia Shkodër hap rrugën për ndërtime shumëkatëshe, shtim të kateve mbi ndërtesat ekzistuese dhe tjetërsim të arkitekturës autentike të qytetit. Sipas tij, projekti bie ndesh me ligjet dhe rregulloret për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, refuzohet nga institucionet kombëtare dhe nuk ka kaluar konsultime publike të duhura. Ndër...