Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026
Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest 2026 do të zhvillohet në Vjenë dhe është zbuluar renditja zyrtare e performancave për dy gjysmëfinalet. Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nân”, duke u renditur e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë që mbahet më 14 maj. Sipas rregullave, 10 vendet më të mira nga secila gjysmëfinale, të përcaktuara nga votimi i publikut dhe jurive profesionale, do të kalojnë në Finalen e Madhe më 16 maj. Ndërkohë, vendi pritës, Austria, së bashku me “Big 5” (Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar), nuk konkurrojnë në gjysmëfinale, por marrin pjesë në votim dhe performojnë në spektakël. Në gjysmëfinalen e dytë, ku garon edhe Shqipëria, do të votojnë dhe performojnë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria. Lista e...
Burimi:
javanews.al