Burimi:
inforculture.info
Foto © inforculture.info
VUK KARAXHIQI PËR SHQIPTARËT ”… gegët mbajnë pushkë shqiptare, si ato në Mal të Zi dhe Hercegovinë; kurse ajo pushka e gjatë që e mbajnë toskët, në Serbi quhet «toska»…”
ETNOGRAFI SERB VUK KARAXHIQI PËR SHQIPTARËT Qysh në gjysmën e parë të shekullit XIX u vërejt interesimi i madh i disa autorëve për shqiptarët dhe albanologjinë. Ndër ta ishte një numër gjermanësh, çekësh, italianësh, serbësh, kroatësh e të tjerë. Gjuha, historia, etnografia dhe folklori i këtij populli të lashtë të Ballkanit, pasardhës i ilirëve të vjetër, trajtoheshin gjithnjë e më tepër në literaturën shkencore evropiane. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, e më vonë, trajtohen, përveç të tjerash, edhe shumë çështje shoqërore-politike të shqiptarëve nga aspekti i politikës së borgjezisë sunduese të vendeve fqinje, që gjithmonë ka pasur aspirata hegjemoniste ndaj popullit shqiptar liridashës. Shumë autorë në shkrimet e veta kanë provuar t’i falsifikojnë faktet historike, duke u munduar që ta argumentojnë shkencërisht>>...