“Vija- vazhdimi i pikës”, ekspozita me vizatime nga Eshref Qahili, që lidh mendimin, emocionin dhe artin

“Vija- vazhdimi i pikës”, ekspozita me vizatime nga Eshref Qahili, që lidh mendimin, emocionin dhe artin

Nga Julia Vrapi “Vija-vazhdimi i pikës” prezanton vizatime të realizuara gjatë një periudhe mbi 30-vjeçare. Artisti Eshref Qahili hapi ekspozitën “Vija-vazhdim i pikës”, duke përdorur vijën për të reflektuar mbi përvojat shoqërore dhe personale. Një udhëtim në artin e tij. Ekspozita në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë e kuruar nga Nita Qahili dhe Sadik Spahija u hap këtë muaj të parë të vitit dhe po vijon për publikun, që në këto mjedise mund të shohë një pjesë të krijimtarisë së artistit. Nita Qahili thotë se vizatimet janë një proces kërkimor, psikologjik dhe shoqëror, ku vija shndërrohet në gjuhë mendimi dhe reflektimi. “Vizatimet e Eshref Qahilit paraqesin vijën si fillim i krijimtarisë së tij artistike. Këto vizatime fillojnë si skica, të lindura nga...