Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
VIDEO/ Devolli feston karanavalet, “Arapët” mbushin rrugët e fshatit Progër
Kështu festohet 1 Janari në Progër të Devollit. “Arapët” janë karnavalet tradicionale të çdo fillimi të vitit në fshatin Progër, ku të rinjtë vishen me rroba dhe maska. Ky ritual i veçantë simbolizon largimin e frikës, energjive negative dhe shpirtërave të këqij, duke shënuar një fillim të ri. Tradita e “Arapëve” është trashëguar brez pas brezi dhe mbetet një nga ritualet më të veçanta të zonës së Devollit, duke tërhequr çdo vit jo vetëm banorë të fshatit, por edhe vizitorë të ndryshëm. Kjo është një festë pagane, e cila ruan elementë të lashtë të besimit popullor dhe të identitetit kulturor të krahinës, duke e bërë Progërin një pikë referimi për traditat e rralla të vendit tonë.