Vepra e Sibelius, me interpretimin e talentuar të solistes në violinë Laura Llozi në koncertin e Orkestrës së RTSH
Vepra të repertorit botëror, në një mbrëmje muzikore në Tiranë. Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dhuroi emocione nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, ndërsa në skenë shkëlqeu solistja në violinë Laura Llozi. Nga Ludwig van Beethoven u luajt Simfonia nr. 4, op. 60 dhe nga kompozitori Jean Sibelius u luajt Koncert për violinë në Re minor, op. 47. Koncerti erdhi në stinën koncertore të Orkestrës së RTSH-së, ndërsa në faqen e kësaj orkestre në rrjet sociale cilësohet si një mbrëmje, që do mbetet gjatë në kujtesën e publikut. “Interpretimi brilant, ndjeshmëria artistike dhe energjia e jashtëzakonshme krijuan një atmosferë magjike në sallë, të shoqëruar me duartrokitje të gjata e të merituara. Një tjetër sukses që dëshmon nivelin e lartë artistik dhe përkushtimin e muzikantëve...
Burimi:
sot.com.al