Ura e Golikut drejt shkatërrimit, kërkuesit e arit po dëmtojnë veprën që është monument kulture

Ura e Golikut drejt shkatërrimit, kërkuesit e arit po dëmtojnë veprën që është monument kulture

Ura e Golikut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e ndërtuar në fund të shekullit XVII po përballet sot me rrezikun real të shkatërrimit. Një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën e Mokrës, e lidhur historikisht me degëzimin e rrugës antike Egnatia, po dëmtohet vazhdimisht nga gërmimet e paligjshme. Prej vitesh, ura bie pre e kërkuesve të arit dhe materialeve arkeologjike, që ndërhyjnë në mënyrë të përsëritur në strukturën dhe trupin e saj, duke cenuar seriozisht qëndrueshmërinë e monumentit. Dëmtime të tilla janë konstatuar edhe së fundmi, por autorët mbeten të paidentifikuar, pasi gërmimet kryhen gjatë orëve të natës. Pasojat janë të dukshme, zgavra në themele, çarje në trupin e urës dhe shembje të pjesshme të materialit lidhës, dëmtime që përbëjnë...