“Udhëtimi i magjishëm i zemrës” këtë janar në skenën e teatrit Metropol  

“Udhëtimi i magjishëm i zemrës” këtë janar në skenën e teatrit Metropol  

Teatri Metropol sjell shfaqjen e parë për fëmijë këtë vit. “Udhëtimi i magjishëm i zemrës” (Liza në botën e marrëzisë) vjen si bashkëproduksion i Teatrit Metropol dhe Teatro Koreja. Në shfaqjen me regji nga Salvatore Tramacere në role janë katër aktorë, ndërsa rikthehet në skenë pasi u shfaq edhe vjet në muajt e fundit të vitit 2025 për fëmijët. Në qendër të historisë është Liza, një vajzë e vogël dhe ëndërrimtare, e cila, teksa bie në gjumë, humbet në një botë magjike në një univers plot ngjyra, humor dhe mister. Në këtë udhëtim plot aventura dhe mësime shpirtërore, Liza kërkon rrugën për t’u kthyer në shtëpi, por zbulon diçka edhe më të thellë, rrugën drejt vetvetes. Mes fantazisë dhe realitetit, ajo mëson se magjia më...