UA dhe Akademia “Pietro Vannucci” bashkëpunim ndërinstitucional për projektet në fushën e artit

UA dhe Akademia “Pietro Vannucci” bashkëpunim ndërinstitucional për projektet në fushën e artit

Projekte të përbashkëta në fushat e artit pamor, skenografisë, teatrit dhe kinemasë, duke përfshirë punëtori, ekspozita dhe shkëmbim akademik mes Universitetit të Arteve në Tiranë dhe Akademisë së Arteve të Bukura në Peruxhia. Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli i shoqëruar nga zv. Rektori Prof. Arian Paço, Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Sadik Spahija dhe Përgjegjësi i Departamentit “Skenografi – Koreografi” pranë Fakultetit të Artit Skenik, Prof. Asoc.Taulant Pustina, këto ditë mirëpriti në ambiente të këtij universiteti përfaqësuesit e Akademisë së Arteve të Bukura “Pietro Vannucci” nga Peruxhia, Itali: Prof. Elisabetta Furin, Prof. Giuseppe Fioroni dhe Dr. Orietta Taschini. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit akademik ndërkombëtar në fushën e arteve. Gjatë bisedave palët u...