U gjetën pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse

U gjetën pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse

Dhjetë ikona me vlerë të jashtëzakonshme kombëtare, të vjedhura nga kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, i rikthehen Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pas 14 vitesh mungesë, dhjetë ikona të vjedhura me vlera të jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore i janë rikthyer Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në një ceremoni zyrtare Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joan, për rikthimin e këtyre ikonave. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhja vuri theksin te rëndësia jetike e regjistrimit të pasurive kulturore: “Ky rikthim nuk është vetëm një akt ligjor, por një akt drejtësie historike dhe shpirtërore. Regjistrimi mbetet mjeti i vetëm i besueshëm për identifikimin e origjinës së tyre në rastet kur ato rrezikojnë të trafikohen”. Nga ana...