TKOB: Ramiz Kovaçi një nga emrat më të ndritur të skenës sonë lirike

TKOB: Ramiz Kovaçi një nga emrat më të ndritur të skenës sonë lirike

Ramiz Kovaçi mbetet një nga figurat më të mëdha të artit dhe kulturës shqiptare. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit kujtoi një ditë të parë “Nderin e Kombit”, baritonin e shquar Ramiz Kovaçi. TKOB shprehet se ai u bë një nga emrat më të ndritur të skenës sonë lirike. “I diplomuar me Medalje të Artë në Konservatorin e Sofjes dhe i specializuar në Akademinë “Santa Cecilia” në Romë, ai u bë një nga emrat më të ndritur të skenës sonë lirike, si solist i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit, me një karrierë të jashtëzakonshme artistike”, thuhet nga TKOB. Me nivel të lartë interpretimi, ai solli në skenë një galeri të pasur rolesh nga repertori shqiptar dhe ai botëror, në vepra të kompozitorëve si...