Tingujt që kanë shoqëruar disa prej filmave më të rëndësishëm të kinemasë shqiptare në Metropol

Tingujt që kanë shoqëruar disa prej filmave më të rëndësishëm të kinemasë shqiptare në Metropol

Muzika e filmave shqiptarë përmes një interpretimi simfonik në teatrin Metropol. Mbrëmjet kushtuar muzikës së filmit shqiptar u zhvilluan në teatrin Metropol në Tiranë nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe interpretimin e orkestrës simfonike SinfoArt. Për publikun u rikthyen tingujt që kanë shoqëruar disa prej filmave më të rëndësishëm të kinemasë sonë, duke sjellë emocione, kujtime dhe një nostalgji të bukur për kolonat zanore që kanë bërë histori. Muzika e filmave shqiptarë ka një rëndësi të veçantë për identitetin kulturor dhe zhvillimin e kinematografisë në Shqipëri.Ajo është një element i pandashëm i kinemasë, duke i dhënë shprehje dhe thellësi emocionale ngjarjeve dhe personazheve që shfaqen në ekran. Gjatë koncertit që u zhvillua në dy mbrëmje u interpretuan veprat e Çesk Zadesë nga “Skënderbeu –...