Të tallesh me jubileun e 80-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë?!

Të tallesh me jubileun e 80-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë?!

Nga Gjon Bruçi 11 Janari 2026, 80 vjetori i Aktit të madh historik i shpalljes së Republikës Popullore të shqipërisë, pushteti i së cilës lindi nga gryka e pushkës partizane të LANÇ, kaloi pa u ndjerë nga organet shtetërore të shtetit të sotëm shqiptar, forcave politike dhe medieve të sistemit bogjez-kapitalist nw vendin tonë. I vetmi njoftim për aktivitet politik kushtuar kësaj date të madhe Historike, ishte gazeta “Kushtrim Brezash”, dhe një status i vogël, afishuar në “Facebook” nga Kryesia e Veteranëve. Njoftimi shoqërohej me një foto, ku rreth 10 veteranë (përfshi edhe Kryesinë e Komitetit Kombëtar), ishin mbledhur në zyrën e ngushtë të kryesisë, aty në katin e parë të selisë gërmadhë të Veteranëve në Kryeqytet. Në fund të këtij statuesi, unë bëra shënimin...