Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Me ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqip, Ismail Kadare edhe dimensionet e veprës së tij mund të cilësohen të mbyllura dhe tashmë ka ardhur koha e analizës. Pikërisht me këtë ide ka ardhur në Universitetin e Shkodrës studiuesi dhe pedagogu francez, Jean-Paul Champseix, i cili e ka njohur si Shqipërinë e viteve të komunizmit ashtu edhe veprën e Kadaresë. Mbijetesa e shkrimtarit në regjimin komunist për studiuesin francez mbete një nga pikëpyetjet më të mëdha  që shoqëron figurën e shkrimtarit. Edhe pse Kadare sipas studiuesit ka patur kritika nga sistemi për veprat e tij, ai nuk ka pësuar fatin e shkrimtarëve të tjerë. Dhe për këtë i referohet “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Pashallarët e kuq”, që i kushtoi largimin nga Tirana...