Studimi dhe dokumentimi i toponimisë dhe mikrotoponimisë mbledh studiuesit në një veprimtari nga IGJL

Studimi dhe dokumentimi i toponimisë dhe mikrotoponimisë mbledh studiuesit në një veprimtari nga IGJL

Studiues të fushave të ndryshme të albanologjisë u mblodhën për të diskutuar mbi studimin dhe dokumentimin e toponimisë dhe mikrotoponimisë. Veprimtaria u mbajt nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pjesë e Akademisë së Shkencave  në kuadër të ditëve studimore me temën “Etnotoponomastikë: shtigje kërkimi”, duke vënë në qendër jo vetëm studimin dhe dokumentimin, por dhe digjitalizimin e toponimisë shqiptare. Veprimtaria u hap me fjalën përshëndetëse të prof. asoc. dr. Evalda Paci, përgjegjëse e Departamentit të Studimeve Letrare, e cila theksoi rëndësinë e projektit studimor për renditjen elektronike dhe digjitalizimin e fondit të toponimeve të ruajtura në arkivat e instituteve albanologjike. Ajo nënvizoi se ky projekt paraqet një qasje ndërdisiplinore dhe synon vlerësimin e pasurisë së madhe dokumentare që përmban kartoteka e Institutit të Gjuhësisë...