Strategjia kërkimore dhe projektet në fokus të analizës vjetore të Institutit të Historisë
Nga Julia Vrapi Strategjia kërkimore shkencore, projektet përgjatë këtij viti apo dhe botimet ishin në qendër të analizës vjetore të Institutit të Historisë. Objekti i IH është studimi i historisë së trojeve arbërore/shqiptare nga periudhat më të hershme të dokumentuara deri në ato bashkëkohore, ku gjatë viti që lamë pas studiuesit vijuan të jenë pjesë e projekteve, si “Historia e shqiptarëve”, “Enciklopedia shqiptare”, projekte të Akademisë së Shkencave, dhe “Historia e Kosovës”, projekt i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë. Instituti i Historisë -Akademia e Shkencave zhvilloi takimin për analizën vjetore të punës dhe projektet për vitin 2026. Pas prezantimit të rezultateve të punës vjetore të IH, akademik Hamit Kaba fokusoi vëmendjen te draft-projektet e këtij vitit që ka nisur, duke nxjerrë në pah rëndësinë...
Burimi:
sot.com.al