Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot ceremoni përkujtuese me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Gjatë fjalës së saj për kolosin e letërsisë shqiptare, ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Elisa Spiropali e përshkroi shkrimtarin si luftëtarin e paepur të Shqipërisë europiane. “U bë pasaporta e Shqipërisë kur Shqipëria ishte në kafazin e izolimit të regjimit komunist”, tha Spiropali duke shtuar se bëri gjithçka për vendin e tij dhe nuk mori asgjë. “Sot në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë kujtojmë veprën e tij monumentale dhe kontributin e tij të madh për forcimin e vetëdijes kombëtare. Kadare e ngriti shqipen dhe Shqipërinë në lartësi të admirueshme. Mbushemi me krenari kur konstatojmë se Kadareja ynë u njohur ndërkombëtarisht, më...