Specialistë të trashëgimisë kulturore: Monumentet e kulturës kanë një status të veçantë, restaurimi duhet të jetë…
Nga Julia Vrapi Ndërhyrjet pa kriter dhe projektet, që janë miratuar i kanë vënë herë pas here institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore në vend përballë kritikave të specialistëve të fushës apo dhe studiuesve të ndryshëm. Në vendin tonë trashëgimia kulturore përballet me një sërë problemesh, ku specialistë të fushës janë shprehur për ruajtjen, dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e saj. Me shumë rëndësi për monumentet e kulturës është dhe procesi i restaurimit, për të cilin ka pasur dhe diskutime e kritika. Piktori dhe restauratori Adrian Devolli apo dhe studiuesi Jaho Brahaj shprehen për një punë më të përgjegjshme ndaj restaurimit dhe mbrojtjes së monumenteve të kulturës, e cila duhet të përfshijë standarde të qarta dhe një mbikëqyrje rigoroze gjatë gjithë procesit. Ata kërkojnë që Ministria e...