Sot dhe nesër gënjeshtra të egra,argëtim dhe të qeshura pa fre në Teatrin e Kukullave me komedinë “Gruaja e burrit tim”

Sot dhe nesër gënjeshtra të egra,argëtim dhe të qeshura pa fre në Teatrin e Kukullave me komedinë “Gruaja e burrit tim”

Nga Julia Vrapi Komedia britanike “Gruaja e burrit tim” në skenën teatrore, situata komike dhe interpretim dinamik nën regjinë e Kiço Londos. Vepra e autorit Ray Cooney vjen për dy mbrëmje me radhë në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë, duke sjellë argëtim dhe të qeshura për publikun. Kjo komedi po vijon një udhëtim të suksesshëm nëpër skenat teatrore jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa është një prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” që udhëhiqet nga regjisori i njohur Kiço Londo. Regjisori Londo përgjatë aktivitetit të tij me teatrin ka sjellë në skenë vepra të ndryshme teatrore, drama dhe komedi që janë mirëpritur nga publiku, ku në vijim të aktivitetit të tij artistik zgjedhje e tij për skenën...