Skënder Jaçe: Filmat po shfaqen pa kontratë, shteti duhet të ndërhyjë, zbatimi i ligjit për të drejtën e autorit lë…
Nga Julia Vrapi Zbatimi i të drejtës së autorit vijon të mbetet një plagë e hapur për krijuesit shqiptarë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme drejtuar institucioneve dhe kërkesave për zbatim rigoroz të ligjit, pirateria mbetet një fenomen shqetësues, që dëmton drejtpërdrejt industrinë kreative në vend. Kineasti dhe producenti Skënder Jaçe ngre alarmin për përhapjen e paligjshme të filmave shqiptarë, duke theksuar se e drejta e autorit për shfaqjen e tyre vazhdon të mos respektohet siç duhet. “Është fare e thjeshtë: kur nuk e ke origjinën e filmit, nuk duhet ta shfaqësh. Ligji për të drejtën e autorit ekziston dhe është i mirë, por shpesh mbyllet njëri sy, ca të njerkës e ca të babait, dhe kjo situatë problematike vazhdon. Janë një sërë strukturash në Ministri të...
Burimi:
sot.com.al