Si po tjetërsohet historia mbi Taxh Mahalin, nga islam në hindu…

Si po tjetërsohet historia mbi Taxh Mahalin, nga islam në hindu…

Në Indinë e sotme, e vërteta historike po gjendet gjithnjë e më shumë nën rrethimin e një nacionalizmi agresiv që kërkon të fshijë gjurmët e trashëgimisë islame përmes një revizionizmi të rrezikshëm hindu. Rasti më flagrant i këtij tjetërsimi është sulmi ndaj Taxh Mahalit, simbolit botëror të arkitekturës Mogule, i cili po tentohet të përvetësohet nga nacionalistët hindu përmes teorive konspirative dhe propagandës kinematografike. Ajo që dikur konsiderohej një teori absurde e skajeve të shoqërisë, sot ka gjetur rrugën drejt masave falë filmit të vitit 2025, “The Taj Story”, i cili riciklon gënjeshtrat e vjetra të pseudohistorianëve si P.N.Oak. Ky film, i cili paraqet figurën e perëndisë Shiva nën kupolën e mauzoleut, nuk është thjesht një projekt artistik, por një mjet i pastër i deformimit...