Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë të grupit legjendar të humorit, “4 Parodistët e Vlorës”. Me ndarjen e tij nga jeta, kultura shqiptare humbet një artist që la gjurmë të pashlyeshme, duke u kthyer në simbol të buzëqeshjes për shumë breza. Prej fundit të muajit dhjetor, aktori i dashur ndodhej i shtruar në reanimacionin e spitalit të Vlorës, pas rëndimit të gjendjes së tij nga problemet me mushkëritë dhe zemrën. Nga skena amatore, në ikonë kombëtare Rrugëtimi artistik i Mane Lumanit zë fill në vitin 1974. Ai e nisi si aktor amator në ndërmarrjen e Ullishtës, ku spikati menjëherë për talentin e rrallë, mimikën dhe aftësinë e...