Shuhet aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti
Këtë të mërkurë u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i mirënjohur Zhani Ziçishti. Ziçishti ishte një figurë e dashur për publikun shqiptar, që e njohu artistin përgjatë dekadave që ai iu përkushtua skenës dhe kinemasë, teksa interpretoi me mjeshtëri në mbi 16 role në filmat artistikë. Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare, e veçanërisht për publikun e Korçës, për të cilët u ngjit me mijëra herë në skenë në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv