Shqipja, një gjuhë që ende mendon me trupin

Shqipja, një gjuhë që ende mendon me trupin

Nga – Dardan Hoti  Në një kohë kur gjuha po bëhet gjithnjë e më teknike, më e ftohtë dhe gjithnjë e më e shkëputur nga përvoja njerëzore, shqipja vazhdon të ruajë diçka të rrallë: aftësinë për të menduar përmes trupit. Kjo nuk është metaforë poetike. Është një fakt gjuhësor dhe kulturor. Mjafton të ndalemi te një fjalë e vetme – “krye” – për të kuptuar se shqipja nuk është vetëm një mjet komunikimi, por një mënyrë e të kuptuarit të botës. Në shumicën e gjuhëve moderne, “koka” është thjesht një pjesë e trupit. Në shqip, krye është diçka krejt tjetër: është fillimi, drejtimi, përgjegjësia, burimi i rendit. Ne nuk themi thjesht “udhëheqës”, por kryetar. Nuk themi “fillim”, por krye. Nuk themi “përfundim”, por e kam...