Shqipëria shpalos potencialin e saj turistik në ITB Berlin 2026

Shqipëria shpalos potencialin e saj turistik në ITB Berlin 2026

Përfaqësimi i Shqipërisë në ITB Berlin 2026, një hap i rëndësishëm për të promovuar vendin dhe për ta pozicionuar si një destinacion turistik dinamik dhe tërheqës për vizitorët globalë. ITB Berlin është një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së turizmit, dhe pjesëmarrja në të ofron mundësinë për të prezantuar Shqipërinë para operatorëve të turizmit, gazetarëve, dhe profesionistëve të industrisë nga e gjithë bota. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet, se Shqipëria prezantohet në ITB Berlin 2026 me një qasje të qartë strategjike dhe një narrativë të konsoliduar destinacioni, duke u pozicionuar si një nga tregjet më dinamike në rritje në Europë. “Nën konceptin “Albania All Senses”, sjellim një ofertë të strukturuar që i përgjigjet trendeve globale të turizmit, qëndrueshmëri, përvoja...