Shqipëria në Panairin e Madridit, Gonxhja: Turizmi nuk është vetëm plazhi dhe deti, por edhe evente dhe destinacione
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid është një nga panairet më të rëndësishme të turizmit në botë, ku Shqipëria prezantohet me stendën e saj. Në stendën shqiptare vizitorët njihen me kulturën, gastronominë, artizanatin dhe eksperiencat turistike përmes VR, degustimeve, performancave live dhe traditës së mikpritjes. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja çeli pavionin e Shqipërisë në këtë panair ndërkombëtar, të titulluar “Albania All Senses” (21-25 janar). Së bashku me një numër agjencish, partnerësh e shoqatash që vijnë nga operatorët turistikë, në Madrid gjenden edhe përfaqësues të bashkive, ekipe që promovojnë kulturën e traditat e vendit tonë, etj. Në fjalën e tij ministri Gonxhja theksoi promovimin e Shqipërisë. “Turizmi gjithmonë e më shumë nuk është vetëm plazhi, deti, çadra apo rëra, por kemi shumë,...
Burimi:
sot.com.al