Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE EPIROTËT E LASHTË. JANË NJË RACË LUFTARAKE. TOKA ËSHTË SHUMË PJELLORE, POR ATA RENDIN PAS ARMËVE.. Shqipëria formon pjesën jugperëndimore të zotërimeve të sapombetura të Turqisë Evropiane dhe shtrihet përgjatë bregut perëndimor të Gadishullit Ballkanik, nga lumi Bunë deri në Gjirin e Artës. Në veri ajo kufizohet, që prej viteve 1878–80, me territorin e sapofituar malazez, i cili përfshin dhe Ulqini, dhe me Bosnjën; në jug ajo kufizohet, nga Greqia, që prej vitit 1881, prej lumit Arta. Kufiri lindor përcaktohet në mënyrë të paqartë nga një vargmal, i cili në veri arrin një lartësi maksimale prej 7990 këmbësh [≈2435 m]. Në perëndim të këtij vargu shtrihen vargmale paralelë, që në...