“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

Nga Ben Andoni Është një karikaturë e gati një shekulli më parë, botuar tek “Dielli” më 17 Qershor të vitit 1922, tashmë e harruar, por që na flet me të njëjtin mesazh dhe ku madje mund t’i kuptosh mirë kohët tona. Quhet “Shqipëria këcen valle me vdekjen” dhe mban autorësinë e karikaturistit amerikan Frank E. Davidson. Ky i fundit i punësuar nga Konica në vitet ‘20 dhe i asistuar vazhdimisht prej tij për temat shqiptare ka përcjellë situata të jashtëzakonshme të shtetit tonë, dalë nga Kongresi i Lushnjes, që sapo ishte ngritur në këmbë pas Luftës së Parë Botërore. Një tufë personazhesh të stilizuara të grupeve të ndryshme shoqërore janë ulur në një rreth, me shishet pranë vetes (zakon kombëtar), me gojët e çapëlyera nga...