Shqipëria dhe trashëgimia e saj kulturore, 42.251 vizitorë në dy muajt e parë të 2026
Parku Arkeologjik i Shkodrës, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Kalaja e Gjirokastrës kanë numrin më të madh të vizitorëve gjatë dy muajve të parë të vitit në vendin tonë. Sitet historike dhe muzeale vazhdojnë të jenë atraksione kryesore, për ata që duan të eksplorojnë thellësisht historinë dhe kulturën shqiptare. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se përgjatë dy muajve këtë vit mbi 42 mijë vizitorë kanë qenë në sitet tona. “Trashëgimia jonë kulturore vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të përjetojnë historinë nga afër gjatë dy muajve të parë të vitit 2026! 21,134 prej tyre kanë vizituar muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë dhe monumentet e kulturës....
Burimi:
sot.com.al