Shkurt romantik në Opera, “L’Elisir d’amore” nga Donizetti në skenë
Nga Julia Vrapi Opera “L’Elisir d’amore”, një histori dashurie plot humor, keqkuptime dhe ndjenja të sinqerta. Muajin që vjen kjo vepër, që mban emrin e kompozitorit italian Gaetano Donizetti vjen në skenën tonë operistike si një produksion i ri, që bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj. Kjo vepër lirike e kompozitorit italian Gaetano Donizetti, e njohur për kombinimin e komikes dhe romantizmit, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë muajit të dashurisë, për katër mbrëmje radhazi. Një produksion i ri operistik, ku dirigjent është Jacopo Brusa dhe regjisor Riccardo Canessa, skenografia dhe kostumografia nga Alfredo Troisi. Nga data 11 deri më 14 shkurt, publiku do të ketë mundësinë të shijojë interpretime të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, një vizion artistik bashkëkohor...
Burimi:
sot.com.al