Shkrimtarë dhe studiues: Juritë në konkurse letrare mes mungesës së standardeve dhe nevojës për formim profesional

Shkrimtarë dhe studiues: Juritë në konkurse letrare mes mungesës së standardeve dhe nevojës për formim profesional

Nga Julia Vrapi Jemi në muajt e parë të vitit 2026, ku përgjatë tij pritet të zhvillohen konkurse letrare me organizim institucionesh apo panaire libri ku ndahen dhe çmime, si edhe një sërë aktivitetesh të tjera me në qendër krijimtarinë dhe autorët. Por problematikat e jurive letrare, mungesa e standardeve profesionale, konfliktet e interesit dhe roli i institucioneve shtetërore në politikën e librit dhe të leximit vijojnë të mbeten çështje të debatueshme në jetën kulturore shqiptare. Në këtë kontekst, botuesi dhe publicisti Frano Kulli, shkrimtari Pandeli Koçi dhe studiuesi i letërsisë Behar Gjoka ndajnë qëndrimet e tyre kritike mbi mënyrën e përzgjedhjes së jurive, funksionimin e institucioneve të kulturës dhe deformimin e çmimeve kombëtare të letërsisë, duke vënë theksin te nevoja për integritet, transparencë dhe...