Shkodra në qendër të një vizioni të ri kulturor, që përfshin dhe ngritjen e një rrjeti muzesh
Shkodra po ndërton një vizion të ri kulturor, që e vendos trashëgiminë në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit. Pasuria e kulturore e Shkodrës ishte në qendër të takimit që zhvilloi ministri Blendi Gonxhja me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe stafin teknik të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Ministri Gonxhja shprehet se në këtë takim u diskutua mbi një vizion të ri kulturor për Shkodrën, ku trashëgimia, turizmi, mobiliteti i qëndrueshëm dhe infrastruktura moderne ndërthuren në një qasje të unifikuar zhvillimi. “Në thelb të vizionit që po ndërtohet qëndron projekti strategjik “Porta e Alpeve”, një korridor i ri kulturor dhe turistik që synon ta shndërrojë Shkodrën në hyrjen kryesore të Alpeve Shqiptare, duke lidhur transportin e gjelbër, hapësirat publike dhe ofertën...
Burimi:
sot.com.al