“SHIFT”, arti që sfidon inteligjencën artificiale dhe eksploron ndjeshmërinë njerëzore
Ekspozitat e artit pasurojnë jetën kulturore të Tiranës, duke sjellë frymëzim dhe reflektim për të gjithë. “SHIFT” shënon ekspozitën e parë personale të Shuk Orani në Shqipëri, një udhëtim përmes një territori të kontestuar mes ndjeshmërisë njerëzore, shenjës dhe inteligjencës artificiale. Artisti i lindur në Prishtinë (me bazë në Gjermani) sjell telajot e tij monumentale abstrakte në dialog me një nga pyetjet më urgjente me të cilat përballen sot artistët: çfarë mbijeton nga arti përballë machine learning? Ekspozita që vjen e kuruar nga Elton Koritari, lëviz mes dy gjendjeve të perceptimit: njëra transparente, e klasifikuar dhe plotësisht e lexueshme; tjetra kërkuese, fizike dhe e paplotë. “Vizitorët kalojnë nga një botë ku gjithçka ofrohet në një tjetër ku asgjë nuk jepet falas, ku kuptimi duhet fituar...
Burimi:
sot.com.al