Shfaqja “I huaji” mbi natën e fundit të një të dënuari në skenën shqiptare

Shfaqja “I huaji” mbi natën e fundit të një të dënuari në skenën shqiptare

Shfaqja teatrore “I huaji” bazuar në romanin e Albert Camus u shfaq premierë në skenën shqiptare. Përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai vepra teatrore “I huaji” mbi natën e fundit të një të dënuari u vu në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”  te “ArTurbina” në Tiranë. Vënia në skenë e veprës “I huaji” të Albert Camus, ofron mundësinë për të eksploruar tema universale dhe të thella, që vazhdojnë të jehojnë në shoqërinë bashkëkohore. Në rol kryesor në shfaqjen premierë me regji nga Jonathan Bertolai ishte aktori Rafael Hoxhaj. Përmes interpretimit të aktorëve dhe atmosferës së krijuar në skenë, publiku përjetoi nga afër tensionin, pasiguritë dhe ndjesitë që shoqërojnë personazhin deri në momentin e fundit. “Të marrin gjithmonë para agimit”. Kështu fillon shfaqja “I...