Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi
Zef Mazi është një nga diplomatët më me përvojë dhe më me ndikim të Shqipërisë në dekadat e fundit. Libri i tij “Kosova, lufta e heshtur, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)” mbështetet pikërisht mbi këtë përvojë të jashtëzakonshme. Me një karrierë që shtrihet nga misionet diplomatike në Vjenë, Bernë, Londër, Dublin, OKB dhe në organizatat kryesore ndërkombëtare, deri te poste si drejtues i strategjise në IAEA dhe i negociatave të Shqipërisë për integrimin europian, Mazi ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në proceset që formësuan fatin e Kosovës në vitet vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë. Përmes këtij rrëfimi, Mazi vendos në qendër rolin e Shqipërisë per Kosoven, sfidat e një shteti të vogël në një krizë të madhe, përplasjet mes realpolitikës dhe...
Burimi:
javanews.al