Sali Vranishti dhe veprimtaria e tij patriotike, aktiviteti mbledh studiues e historianë

Sali Vranishti dhe veprimtaria e tij patriotike, aktiviteti mbledh studiues e historianë

Aktiviteti kushtuar figurës së Heroit të Popullit, Sali Vranishti, mblodhi në Akademinë e Shkencave studiues, historianë dhe akademikë, duke shpalosur rëndësinë historike të veprimtarisë së tij. Aktiviteti ku u bë promovimi i librit “Sali Vranishti kapedani që nuk i mbylli sytë as në bronz” u moderua nga akad. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë. Akad. Hamit Kaba theksoi se Sali Vranishti është një figurë e rëndësishme historike, që në mendjet dhe zemrat e popullit është kthyer në një figurë legjendare e mitike. Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Vasil Tole, kryetar i Komisionit të përhershëm të arteve pranë ASHSH-së, vuri në dukje rëndësinë e librit përgatitur nga Arben Saliu, si dëshmi të jetës dhe aktivitetit patriotik të Vranishtit. Ai e prezantoi Vranishtin si njeriun...