Rudi Sata: Ministria e Kulturës urgjentisht duhet të implementojë kontratën nacionale profesionale për artistët
Nga Julia Vrapi Artistët kërkojnë përmirësime në infrastrukturën ligjore dhe statusin e artistit, pasi mungesa e tyre mbetet një shqetësim për komunitetin artistik në vend. Reformimi i infrastrukturës ligjore apo miratimi i statusit të artistit, sipas tyre duhet të jetë në prioritetet e Ministrisë së Kulturës. Tenori Rudi Sata, i cili herë pas here ka sjellë në vëmendje një sërë çështjesh në art dhe kulturë, thekson se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të implementuar dhe kontratën nacionale profesionale, e cila do të sigurojë kushte të drejta pune dhe mbrojtje ligjore për artistët. Sata kërkon që kontrata të hartohet në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, duke përfshirë aspekte të tilla si orët e punës, statusin e artistit...
Burimi:
sot.com.al