Rudi Sata: Ministria e Kulturës ka dështuar në reformën ligjore, mungesa e ligjeve i ka lënë artistët pa mbrojtje

Rudi Sata: Ministria e Kulturës ka dështuar në reformën ligjore, mungesa e ligjeve i ka lënë artistët pa mbrojtje

Politikat kulturore në vend herë pas here kanë sjellë reagime të artistëve të ndryshëm në vendin tonë, duke adresuar edhe një sërë problemesh në drejtim të institucioneve. Këtë fillim viti tenori Rudi Sata shpreh shqetësimin për gjendjen aktuale të artit dhe kulturës në vend, duke u shprehur se artistët janë në mbijetesë dhe pa mbrojtje të mirëfilltë ligjore. Në këtë intervistë për gazetën “SOT”, tenori Rudi Sata flet për një reformim të infrastrukturës ligjore në fushën e artit skenik, për statusin ende të papërcaktuar të artistit dhe për kontratat e punës, që sipas tij nuk janë profesionale. Tenori Rudi Sata ndan gjithashtu arsyet, që e shtynë të bëjë një reagim pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke ngritur pyetje mbi vonesat e vazhdueshme në...