Romantizmi në skenë, Dvořák dhe Mendelssohn hapin sezonin artistik të Operës për vitin 2026

 Romantizmi në skenë, Dvořák dhe Mendelssohn hapin sezonin artistik të Operës për vitin 2026

Nga Julia Vrapi Me një koncert për adhuruesit e muzikës klasike nis sezoni i ri artistik i Operës për vitin 2026. Sipari i kalendarit artistik hapet me vepra të dy kompozitorë të periudhës së romantizmit, Antonín Dvořák dhe Felix Mendelssohn, duke ofruar një përzierje harmonike të emocioneve, pasionit dhe mjeshtërisë muzikore. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit publiku këtë mbrëmje të shtune do të ketë mundësinë të përjetojë fuqinë dramatike dhe bukurinë melodike të veprave, që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e muzikës. Dvořák, i njohur për aftësinë e tij për të sjellë elementë të folklorit çek në simfoni dhe koncerte, dhe Mendelssohn, me elegancën e tij të ndërtuar mbi strukturë dhe ndjenja, do të krijojnë një mbrëmje të veçantë në sallën...