Rita Petro shpallet nga juria e QKLL “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025-2027

Rita Petro shpallet nga juria e QKLL “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025-2027

“Poeti Laureat” është një titull i krijuar për të vlerësuar poezinë shqipe bashkëkohore dhe për të nderuar poetët. Këtë vit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit poetja Rita Petron u vlerësua me titullin “Poete Laureate 2025-2027”. Poetes iu dha titulli me motivacionin: “Në krijimtarinë e saj prej afër tri dekadash në lëvrimin e poezisë shqipe, ajo ka përcjellë origjinalitet në trajtimin e temave të guximshme, me sinqeritet intelektual dhe me kapërcime e tronditje të tabuve konvencionale e të vjetra moralistike. Poezia e Petros përcillet si provokuese, që çliron energji ndikuese për emancipim individual dhe shoqëror”. Ky titull Rita Petros  iu dorëzua nga poeti e shkrimtari Primo Shllaku kryetar i jurisë. Në aktivitetin e organizuar nga QKLL në Akademinë e Shkencave, Petro e cilësoi këtë...