Rita Petro fiton çmimin për poezinë, Qëndra Kombëtare e Librit vlerëson prurjet më të mira

Rita Petro fiton çmimin për poezinë, Qëndra Kombëtare e Librit vlerëson prurjet më të mira

Rita Petro u shpall fituese e çmimit laureat për poezi, një vlerësim që shkon përtej suksesit personal dhe shënon një moment të rëndësishëm për letërsinë shqipe bashkëkohore. Misioni i këtij çmimi është të nderojë autorë që, përmes fjalës poetike të pasurojnë gjuhën artistike dhe mbajnë gjalë dialogun mes letërsisë dhe shoqërisë. Në këtë kuptim, për Rita Petron çmimi laureat për poezinë nuk është vetëm një dekoratë simbolike. Ky çmim i jep poezisë një hapësirë më të madhe në vëmendjen publike dhe rikujton se fjala poetike mbetet një mjet i fuqishëm reflektimi dhe ndërgjegjësimi. ndaj juria veçoi prurjet e këtij viti duke i konfirmuar pjesë e rëndësishme e trashëgimisë letrare bashkëkohore. Ndonëse poezia duket sikur kalon shpesh kriza, poetët mundohen të ruajnë frymën bashkëkohore e ta...