Restaurim dhe ruajtje, ekspozita studentore dedikuar trashëgimisë së Gjirokastrës

Restaurim dhe ruajtje, ekspozita studentore dedikuar trashëgimisë së Gjirokastrës

“Restaurimi i Banesave në Gjirokastër” një ekspozitë, që prezanton rezultatet e një procesi të thelluar dokumentimi dhe analizash arkitektonike. Ekspozita studentore evidenton vizionin projektual dhe përkushtimin për ruajtjen e autenticitetit dhe identitetit urban të qytetit. Universiteti Polis, me mbështetjen teknike të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, prezanton këtë ekspozitë si rezultat të një procesi të mirëfilltë akademik dhe si një model bashkëpunimi institucional në funksion të mbrojtjes, dokumentimit dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës. Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), projekti nisi me fazën e rilevimit dhe dokumentimit në terren të 12 banesave dhe objekteve me vlerë të veçantë historike në qytet. “Mbi këtë bazë, studentët zhvilluan analiza të thelluara arkitektonike dhe konstruktive, duke hartuar...