Renis Hyka dhe Alfie Baker fitues të “The Dream Makers” në edicionin e 76-të të Berlin International Film Festival

Renis Hyka dhe Alfie Baker fitues të “The Dream Makers” në edicionin e 76-të të Berlin International Film Festival

“The Dream Makers” është pjesë e platformës Berlinale Talents në edicionin e 76-të të Berlin International Film Festival. Ajo organizohet në bashkëpunim me CUPRA dhe Studio Babelsberg, ku këtë vit regjisori shqiptar Renis Hyka dhe Alfie Baker janë fitues. Qendra Kombëtare Kinematografike shprehet se ky sukses përbën një arritje dhe për kinemanë shqiptare. “Regjisori shqiptar Renis Hyka është shpallur fitues i iniciativës “The Dream Makers”, në kuadër të edicionit të 76-të të Berlinales, duke ndarë çmimin me regjisorin britanik Alfie Baker. Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për kinemanë shqiptare dhe një vlerësim të drejtpërdrejtë për potencialin e tij artistik në një nga skenat më prestigjioze të filmit botëror. “The Dream Makers” është pjesë e platformës Berlinale Talents dhe organizohet në bashkëpunim me CUPRA...